Mbyten gjyshen me jastkët, nis gjyqi për vajzën dhe të dashurin e saj
Ka nisur me shtyrje proçesi gjyqësor ndaj Erando Qatipit dhe Xhoana Hiles, të akuzuarit për vrasjen e 82-vjeçares Angje Hila, ngjarje e ndodhur në shkurt të 2015- ës në qytetin e Shkodrës.Shkak për këtë shtyrje të gjyqit ndaj mbesës së viktimës dhe të dashurit të saj u bë mungesa e avokatëve mbrojtës të dy akuzuarve për vrasjen e të moshuares.Kur trupa gjykuese ka bërë apelimin, dy të dyshuarit kanë kërkuar që të jenë të pranishëm avokatët mbrojtës, Paulin Papleka dhe Blerim Bazhdari te cilet nuk ishin të pranishëm në gjyq.Në të tilla kushte, pasi është konsultuar me prokurorin e çështjes Xhevahir Lita, trupi gjykues i kryesuar nga Luveda Dardha ka vendosur shtyrjen e saj.Ndërkohë, brenda në sallën e gjyqit të shkallës së parë, ndodheshin familjarët e Hiles dhe Qatipit.Pas shtyrjes së seancës, djali i viktimës, Andrea Hila ka kërkuar që të vendoset në vend drejtësia për vrasjen e 82- vjeçares.Andrea Hila, djali i viktimësFamiljarët e 82-vjeçares kanë shprehur pakënaqësi edhe për ndryshimin e cilësimit të veprës penale nga vrasje me paramendim në vjedhje me pasojë vdekjen për Erando Qatipin dhe Xhoana Hilen.Ngjarja e rëndë ndodhi në shkurtin e 2015 në banesën e 82-vjeçares Angje Hila, ndërsa u zbulua vetëm pas 3 muajsh nga policia e Shkodrës, e cila prangosi si autorë 27- vjecarin Qatipi dhe 32- vjeçaren Hila.