Katastrofa natyrore, 55 të vdekur nga përmbytjet në Pakistan

Të paktën 55 persona kanë humbur jetën në Pakistan si pasojë e përmbytjeve dhe pasojave të tjera të motit me reshje të dendura shiu.Këto pamje janë xhiruar nga banorët lokale dhe siç duket uji ka përmbytur të gjitha shtëpitë në provincën Kiber Paktunkva në veri të Pakistanit.Jusuf Zia, një zyrtar qe merret me menaxhimin e  fatkeqësive natyrore në provincë tha se rreth 150 shtëpi janë shkatërruar totalisht, duke shtuar se ka nisur shpërndarja e ndihmave si batanije dhe veshja për të gjithë të pastrehët.47 persona humbën jetën në provincën Kiber, kurse 8 të tjerët në provincën e Kashmirit. 37 të tjerë janë plagosur dhe flitet edhe për të humbur.Rrëshqitjet e tokës kanë shkaktuar dëme të mëdha në infranstrukturën rrugore, duke izoluar shumë zona në veri të vendit.Sipas Departamentit Meteorologjik, moti me reshje pritej dhe tashme pritet të prekë edhe verilindjen e vendit, teksa aktualisht vendi më i prekur është Valley Swat, në veriperëndim të kryeqytetit Islamabad.1 2 3 4