Emigrantët në Shqipëri? Presidenti i Hungarisë: Nuk duhet të bëjmë gabimin e Turqisë me Libanin
Hungaria dhe Bashkimi Evropian do t’i japë ndihmë financiare Shqipërisë në rast se do të përballet me krizën e emigrantëve. Presidenti i Hungarisë, Janos Ader, gjatë vizitës në Tiranë tha se Shqipëria nuk mund të përballet e vetme në këtë fenomen me një popullsi prej 3 milionë banorësh.Ader: Nuk duhet kryer ai gabim që ka bërë Turqia me Libanin, që e la të vetme këtë problem të emigracionit. Në vend që ta ndihmonin, ata e braktisën këtë shtet. Mendoj se Shqipëria ka nevojë për çdo lloj ndihme në rast se përballet me një fenomen të tillë. Jo vetëm ndihmë strukturore, por edhe ekonomike. Nuk mund të presim që Shqipëria me një popullsi prej 3 milionë banorësh të mund të përballojë këtë fluks migrantorësh, ku mijëra persona mund të kalojnë./Ora News/