Helen Clark zyrtarizon kandidaturën në krye të OKB

Ish-kryeministrja e Zelandës së Re, Helen Clark, u ka dhënë fund spekulimeve disa mujore, duke zyrtarizuar kandidaturën e saj në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.Në një intervistë për rrjetin britanik BBC, ajo tha se do të donte të reformonte Këshillin e Sigurimit, duke bërë  Gjermaninë, Japoninë, Indinë dhe Brazilin anëtarë të përhershëm.Ajo tha gjithashtu se 2 shtete afrikane mund të bëhen anëtarë të përhershëm të Këshillit për të pasqyruar realitetin e shekullit të 21."Këshilli i Sigurimit reflekton realitetin gjeopolitik të vitit 1945. Unë do të doja që ajo të reflektojë botën e shekullit të 21, në të cilën jetojmë sot"tha ajo.Aktulalisht, Clark është kreu aktual i Programit për Zhvillim të OKB-së.Ajo argumenton se ka kombinimin e duhur të përvojës për të marrë përsipër detyrën e Ban Ki-moon, i cili del në pension në dhjetor të këtij viti.Ajo thotë se OKB-ja ka nevojë për mjete të reja për tu përballur me çështjet e sigurisë.Por Clark nuk është e vetmja grua, janë gjithashtu tre gra të tjera, mes të cilave shefja e UNESCO-s, Irina Bokova nga Bullgaria.Kandidojnë gjithashtu katër burra, mes të cilëve ish-Komisioneri për Refugjatët, Antonio Guterres nga Portugalia.Sekretari aktual i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, u rizgjodh për një mandat të dytë pesë-vjeçar, në një votim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork në vitin 2011.