Referendumi i 9 prillit për kryetarin e PS, Blushi: Nuk do votoj të shtunën

Ben Blushi thotë se nuk do të behet pjesë e shkeljes së stautit të Partisë Socialiste prandaj nuk do të marrë pjesë në referendumin e 9 prillit. Deputeti thotë se atij dhe kolgëve të tjerë i është refuzuar mundësia për të pasur vëzhgues gjatë procesit të referendumit, të cilin e cilëson një shpikje të Edi Ramës.Në 9 prill, Ben Blushi, nuk do të hedhë votën e tij në referendumin e PS, nëse duhet të ketë apo jo garë për kreun e partisë, kur ai është  mandatuar si kryeministër.Ben Blushi: Unë nuk do votoj në këtë referendum sepse nuk mund të votoj për të legalizuar një shkelje.Ai denoncoi refuzimin e kërkesës së tij dhe deputetëve të tjerë që kanë kundërshtuar referendumin, për të pasur vëzhgues gjatë procesit.Ben Blushi: Palët që janë kundër referendumit nuk kanë të drejtë as ta vëzhgojnë as të bëjnë fushatë as të numërojnë votat. Çfarë referendumi është ky, kur votat i numëron ai që kërkon referendumin ?Në fund, Blushi, ngre dhe këtë pikëpyetje, duke paralajëmruar kështu ndoshta  argumentin e radhës mbi të cilin do të kindërshtojë mbajten  e referendumit.Ben Blushi: Jam i bindur se më pak se 50% e anëtarësisë do marrë pjesë në referendum.Jam i bindur se ka për të ndodhur.Por nga Berati, Blendi Klosi, që ka mbajtur detyrën e Sekretarit Organizativ në PS ftoi anëtarësinë e Partisë Socialsitë të behet pjesë e referendumit./Oranews.tv/