Qeveria e Kinës censuron lajmet për skandalin e Panamasë, Presidenti i përfshirë

Në Kinë, dënohesh me vdekje nëse kryen korrupsion, por jo në të gjitha rastet! Kur bëhet fjalë për familjen e Presidentit të vendit të madh aziatik, situata ndryshon.Presidenti Xi Jinping është në listën e zyrtarëve të lartë që kanë fshehur pasuritë e tyre në Panama, në dosjen më të madhe historike që është zbuluar së fundi.Sigurisht, Presidenti nuk është i përfshirë vetë direkt, por familjarët e tij. Përballë kësaj situate, qeveria kineze ka vendosur të parandalojë rrjedhjen e informacioneve të tilla në vend, duke bllokuar aksesin në internet. Qeveria kineze nuk ka reaguar ende për lajmin e përhapur në media ndërkombëtare.Kërkimet e fjalës “Panama” në motorët kinezë të kërkimit në internet, tregojnë plot lajme ose të dhëna për temën në fjalë, por shumë prej tyre kanë të bëjnë me sportistë. Nëse shkruan “Dokumentet e Panamasë” në gjuhën kineze, atëherë del mbishkrimi sipas të cilit, kërkimi “nuk është në përputhje me ligjet dhe rregullat, ndaj nuk mund të shfaqet”.Nga ana tjetër, qeveria e Hong Kongut në një deklaratë ka theksuar se do të marrë masë për çdo informacion të dalë, por duke mos komentuar për raste të veçanta për shkak të ligjit të sekretit për depozitat në këtë shtet.Sipas Reuters, Franca, Australia, Zelanda e Re, Austria, Suedia dhe Holanda janë në mesin e vendeve që kanë filluar hetimet, ndërsa vende të tjera si Shtetet e Bashkuara janë duke zhvilluar kërkimet për rastet për të nisur hetimet më pas./Ora News/