Propozimi për zyrtarët që arrestohen në flagrancë, mazhoranca rrëzon opozitën
Deputetët e majtë në Komisionin e Ligjeve rrëzuan amendamentin e demokratëve për ndryshimin e ligjit të dekriminalizimit. Vendimin e mazhorancës përfaqësuesit e Partisë Demokatike e cilësuan mungesë vullneti për të zbatuar këtë ligj, ndërsa zyrtarisht në Komisionin e Ligjeve brenda radhëve të mazhorancës u artikuluan qëndrime të hapura se ligji i hartuar dhe miratuar si presion i ndërkombëtarëve dhe i përshëndetur prej tyre si arritje, përmban elementë antikushtetues. Mazhoranca ka rrëzuar një tjetër kusht të Partisë Demokratike që përcakton ardhjen e tyre në Kuvend, ndryshimin në ligjin për dekriminalizimin.Demokratët pas vendimit, braktisën mbledhjen me akuzën se mazhoranca po mbron kriminelët.Amendamenti i Demokratëve, synonte që ligji për dekriminalzimin, të përcaktonte si rast ndalues, kur një zyrtarë i lartë arrestohet në flagrancë për një krim kundër jetës. Ky amendament u hartua duke marrë shkas nga rikthimi në Parlament i deputetit Armando Prenga që akuzohet dhe po gjykohet për plagosje me armë.Xhafaj: Nuk është kjo qasja që duhet për ndërhyrje të tilla në Kushtetutë dhe në ligj, sepse nga një interes madhor për shoqërinë u kthye në një kauzë të plotësimit të ditës.Majko: Ne nuk mund ta bëjmë ligjin gërshet bazuar mbi një rast, kjo është pas nja 8 javësh ju të na vini prap këtu sepse gjykatësi apo prokurori nuk zbaton ligjin. Ajo qe ne sot diskutojmë si PS-PD është: Ne ju themi se problem është te sistemi i drejtësisë, ju na thoni jo, problemi është te vullneti juaj politik.Por pavarësisht se ligji i dekriminalizimit u hartua dhe u miratua si kërkesë emergjente e ndërkombëtarëve anëtarja socialiste në Komisionin e Posaçëm Parlamentar Vasilika Hysi, edhe pse e ka votuar artikuloi qartë mendimin personal se ky ligj cënon kushtetutën.Hysi: Dhe unë kërkoj ndjesë publike që megjithëse isha anëtare e komisionit ad hoc lejova që të punohet me atë nxitimin për të gjetur negociata. Konsensus politik unë jam dakord, por konsensus politik duke cënuar standardet dhe duke parë mospërputhjen midis Kushtetutes apo neneve të një ligji, kjo nuk mund të qëndrojë.Por anëtarët demokratë, kundërshtitë e mazhorancës për propozimin e tyre por dhe deklaratat publike se ligji ka elementë antikushtetuesë, i cilësojnë si mungesë vullneti të hapur të mazhorancës për të respektuar dekriminalizimin.Bylykbashi: Po tregoni sot me të gjithë oratorine e përdorur nga ju që e keni lëmsh në fyt atë që miratuat më 17 dhjetor. Sepse po dalin deputetë të rëndësishëm për kryeministrin siç deklaroi kokëdhima, vetë kryeministri po na kërcënon me çështje kushtetuese, edhe këtu në këtë komision u përmend dhe këto janë shenja që ju doni të tërhiqeni edhe nga dekriminalizmi. Ndërkohë që është e qartë se te ajo pika e tretë që është zbatimi sistamatik i gjykatës kushtetuese nuk keni dhe nuk keni ndërmend.Mazhoranca i ka rrëzuar zyrtarisht dy insiativat ligjore të opozitës, të cilat ishin kushte për marrëdhënin e tyre me Kuvendin./Oranews.tv/