Rama: I kthejmë identitetin Skënderbeut, Basha e la në mes të barit e bëri polic bashkie

Kryeministri Edi Rama e quan “akt të pastër politik” kundër makinave projektin e ri të sheshit “Skënderbej”“Ky nuk mund të jetë shesh i makinave por i njerëzve që zgjedhin për të shkuar aty, nuk duhet të jetë udhëkryq por pikë takimi. Ky është akt i pastër politik kundër makinave. Le të mërziten sa të duan njerëzit në semafor. Jam bllokuar dhe unë në trafik është pjesë e çmimit që paguajmë të qënit më të privilegjuar se ata që janë pa makinë. Nuk mund ti shkelësh një të drejtë që kanë këmbësorët” tha kryeministri në prezantimin e projektit.Rama e quajti jo vetëm një transformim fizik por dhe kulturor transformimin e këtij sheshi dhe foli për një arrogancë provinciale“Pashë disa të privilegjuar që kanë në dorë stilolaps dhe mikrofon që folën për rëndim të trafikut në ditën e Autizmit.Kjo është e papranueshme. Është shprehje e arrogancës provinciale të atyre që i thonë vetes pjesë e elitës në këtë fshat të madh”Nuk mund të mos sulmonte kryetarin e bashkisë së kaluar, aktualisht kryetarin e PD Lulzim Basha. ”E bënë Skënderbeun polic trafikut të një kartodromi ku makinat xhirojnë në mes të sheshit. E lanë Skënderbeun në mes të barit vetëm sikur është supervizori i policisë bashkiake”Rama tha se sheshi “Skënderbej" do të kthejë identitetin jo vetëm Tiranës por dhe vetë figurës së heroit kombëtar.“Sheshi do na kthejë identitetin por dhe Skënderbeun. Do të çlirojë qytetin nga ky makth në mes do çlirojë dhe Skënderbeun dhe do prehet i qetë më në fund" /Oranews.tv/