Çështja çame, Bushati: E trajtuam me grekët, Idrizi: Të kishe folur publikisht për genocidin
Ministi i Jashtëm Ditmir Bushati dhe kreu i PDIU Shpëtim Idrizi, u përplasën në argumentat e tyre lidhur me çështjet që u trajtuan gjatë vizitës së shefit të diplomacisë shqiptare ne Athinë. Bushati, tha se për qeverinë aktuale është e para që i drejtohet Athinës me kerkësën për ta trajtuar çështjen çame si pjese të dretjave të njeriut dhe jo pronore, por nuk e gjeti me vend kërkesën e Idrizit, për të folur publikisht mbi genocidin çam. Sa i përket marrëveshejs së detit, Bushati tha se po kërkohet një pakt i ri, ndërsa Taulant Balla dhe Shpëtim idrizi, kërkuan që prokuroria të bëjë publike hetimet e deritanimshme mbi përgjegjësit që firmosën paktin.Raportimi në Komisionin e Jashtëm i kryediplomatit Ditmir Bushati, për vizitën e tij në shtetin Helen, solli edhe një përplasje agrumentash mes tij dhe kreut të PDIU, Shpëtim Idrizi, i cili kishte shprehur rezerva për shmnagien e trajtimit të disa çështjeve nga Tirana zyrtare, tek atuoritetet greke.Çështja çame, për të cilën Bushati dhe Idrizi, ndanë qëndrime të ndryshme, pasi Idrizi kërkoi që genocide grek ndaj Çameve të përmendej publikisht nga ministri, i cili nga ana e tij tha se kjo qeveri, i dha zë, një teme që flinte prej vitesh.Idrizi: Pse në diplomacinë tonë publike ne nuk e themi qartë çështjen çame, kam parasysh këtu edhe konferencën për shtyp edhe me Kocias?Bushati: Nuk është shumë produktive që të presim konferenca shtypi ndërmjet zyrtarëve të ndryshëm shqiptare ku të fillojmë të dyja palët të përsërim qëndrimet që kanë, por është koha sesi të punohet me hapa të vegjel qoftë milimetrikë për ti cmontuar këto pengesa.Lidhur me ndërtimin e varrezave greke në Shqipëri, Bushati tha se marrëveshja e fimrosur me qeverinë e shkuar nuk ka pasur elementët minimal për të mos lënduar ndjenjat komëbtare.Idrizi: Për shkak të reprocitetit po e quajmë në këtë rast dhe për shqiptarët e çamërisë ne kërkojmë të ngrihet një vazrrezë për to, apo qofte edhe një lapidar.Ministri Bushati shmangu një përgjigje direkte për këtë pyetje, por u ndal gjatë në domosdoshmërinë e heqjes së ligjit të luftës, si rruga që i jep zgjidhje një seri problemesh të trashëguara nga e shkuara.Sa i përket marrëveshjes për kufirin detar, Bushati, tha se po tentohet të kryehet një pakt i ri, dhe tani po bëhen diskutime mes palëve, dhe jo negociata.Bushati: Ajo marrëveshje është e vdekur. Jemi duke parë sesa praktika italiane mund të shërbeje edhe si nxitës për të shkuar në një marrëveshje të re me palën greke.Deputetët Taulant Balla dhe Shpëtim Idrizi, kërkuan që prokuroria të dale me rezultate, lidhur me hetimin e kërkuar para 2 muajsh, mbi përgjegjësit që nënshkruan paktin detar me Greqinë.Idrizi: Qëndrimi i Bushatit për sa i përket çështjes çame ka qenë avancim. Por qëndrimi i Bushatit për mos e parë si çështje pronësore, por të të drejtave të njeriut është jo i drejtë. Pse nuk e artikuluat publikisht genocidin çam? A e ngritët kërkesën dhe për varrezat për shqiptarët e Çamërisë?Balla: Ka një kallëzim në prokuroi për ata që firmosën marrëveshjen e detit.Prokuroria të bëjë hetimet për ata të shkruajtën marrëveshjen e detit me Greqinë.PD të dalë publikisht të distancohet nga marrëveshja e detit.Idrizi: Të ndërmarrim hapa për të ndërhyrë për të çuar para hetimet.