ISIS video të re, paralajmëron sulme në Berlin, Romë dhe Londër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Prill 2016, 11:49
Mbështetësit e ISIS kanë lëshuar një video të re, e cila bën thirrje për sulme terroriste në Londër, Berlin dhe Romë.Thirrja vjen ndërkohë që të ka dhëna se makina propagandistike e grupit terrorist është në krizë.Videoja e titulluar "Luftoni ata! All-llahu i dënon ata me duart tuaja", i bën thirrje ekstremistëve për të "vrarë të pafetë kudo që t'i gjeni".Duke treguar pamje nga sulmet në Paris dhe në Bruksel, ata i konsiderojnë një “mesazh paralajmërues” ndaj të gjithë atyre që luftojnë të ashtuquajturin Shteti Islamik. "Në qoftë se kjo ishte në Paris dje, dhe sot në Bruksel, All-llahu e di se ku do të jetë nesër", thotë një transmetues në gjuhën angleze. "Ndoshta, ajo do të jetë në Londër, Berlin apo Romë."/Ora News/