Euro 2016, Franca operacione përgatitore në raste sulmesh terroriste

Qyteti jugperëndimor francez Bordo ka kryer një stërvitje anti-terroriste të hënën në mbrëmje, në prag të Euro 2016 që nis më 10 qershor.Më shumë se 500 policë, zjarrfikës dhe ekipet shëndetësore morën pjesë në sulmin e simuluar terrorist në “Place des Quinconces”, sheshi i dytë më i madh në Bashkimin Evropian.Sheshi do të përdoret si një zonë e hapur për tifozët gjatë Euro 2016, me kapacitet për të mbajtur 62 mijë persona.Stërvitja zgjati dy orë dhe sulmi I parë i simuluar në të ashtuquajtën fan zone, kishte protagonistë dy grupe terroristësh.Terroristi i parë kamikaz shpërtheu një rrip me eksploziv në mes të turmës, teksa një tjetër u qëllua për vdekje nga policia.Kurse terroristi i tretë mori peng më shumë se 10 persona.Në përgjigje forcat e rendit aktivizuan qen dhe robot në mbledhjen e informacionit dhe zbulimin e rrisqeve të fshehura.Më pas forcat zjarrëfikëse, ekipet e emergjencës dhe mjekë  arritën menjëherë në vendin e ngjarjes  për të evakuar turmën, për të dhënë ndihmën e parë të plagosurve dhe magazinimin e kufomave.Në të njëjtën kohë oficerët e policisë shpëtuan pengjet dhe nisën operacionet për kapjen e terroristëve të tjerë të fshehur.Gjatë gjithë kësaj kohë një tjetër grup emergjent rrinte në gatishmëri në Muzeun e Artit Bashkëkohor aty pranë."Kjo është qendra e pritjes për familjarët e  viktimave. Në qoftë se dikush vjen këtu, ne do të marrim identititetin e tij dhe arsyen e ardhjes. Më pas ai do të shoqërohet drejt zonës së pritjes. Nëse do të jetë e nevojshme, një psikiatër do të ofrojë shërbime në çdo kohë, "tha Jean-Claude, pjesmarrës në stërvitje.Ministri i Brendshëm francez Bernard Cazeneuve dhe Ministrja e  Shëndetësisë Marisol Touraine  ishin gjithashtu të pranishëm në stërvitje.epa05244361 Policemen take part in a terror attack exercice at the Place des Quinconces in Bordeaux, western France, late 04 April 2016, on the future site of a Euro 2016's fanzone. The UEFA EURO 2016 European football championships will take place from 10 June to 10 July 2016. EPA/GEORGES GOBET / POOLepa05244362 General view of a terror attack exercice at the Place des Quinconces in Bordeaux, western France, late 04 April 2016, on the future site of a Euro 2016's fanzone. The UEFA EURO 2016 European football championships will take place from 10 June to 10 July 2016. EPA/GEORGES GOBET / POOLepa05244365 Policemen take part in a terror attack exercice at the Place des Quinconces in Bordeaux, western France, late 04 April 2016, on the future site of a Euro 2016's fanzone. The UEFA EURO 2016 European football championships will take place from 10 June to 10 July 2016. EPA/GEORGES GOBET / POOLepa05244370 Policemen take part in a terror attack exercice at the Place des Quinconces in Bordeaux, western France, late 04 April 2016, on the future site of a Euro 2016's fanzone. The UEFA EURO 2016 European football championships will take place from 10 June to 10 July 2016. EPA/GEORGES GOBET / POOLepa05244363 Policemen take part in a terror attack exercice at the Place des Quinconces in Bordeaux, western France, late 04 April 2016, on the future site of a Euro 2016's fanzone. The UEFA EURO 2016 European football championships will take place from 10 June to 10 July 2016. EPA/GEORGES GOBET / POOL