S'ka pasqyra financiare të GFI Albania, Braçe: Kush është pronari?

Skandali financiar i Panama Papers ose ndryshe parajsa fiskale e politikanëve të njohur në botë mbërrin edhe në komisionin e Ligjeve. Erjon Brace ishte i ashpër kur foli për një mungesë të thekuar transparence gjatë shitjes së aksioneve të kompanisë GFI ndërsa  Kryetarja e Autoritetit të Konkurencës pranoi dështimin e shtetit në gjetjen e të dhënave për kompanitë offshore. Ndërkohë LSI përmes nënkryetarit Petrit Vasili kërkoi hetim të menjëhershëm të prokurorisë për këtë çështje dhe thotë se propozimi i LSI me ligjin e koncesioneve i vjen në ndihmë transparencës. Skandali financiar i pastrimit te parave ne Panama dhe përfshirja e firmës së markimit të karburanteve në Shqipëri GFI Albania ka shkaktuar një valë debatesh në komisionin e Ekonomisë dhe të Financave paraditen e sotme. Në lidhje me këtë skemë që u zbulua pas rrjedhjes se 11 milionë dokumentave dhe ku thuhet se janë përfshirë udhëheqës botërorë dhe protagonistë të fushave të ndryshme, Kryetari i komisionit të Ekonomisë ngriti shqetësimin e fshehjes se te dhenave nga kompanitë më të mëdha në vend përfshirë edhe GFI ë cila siç tha Erjon Braçe nuk kanë qenë transparent në shitjen e aksioneve. Kritika të drejtëpërdrejta zoti Brace kishte edhe për qeverinë.Kryetarja e Autoritetit të Konkurencës e pranishme në komision për të raportuar për gjetjet e raportit të këtij institucioni për vitin e shkuar gjeti me vend këtë ndërhyrje.Në përgjigje të Braçes, Lindita Lati tha se Autoriteti i Konkurencës nuk ka informacion të pasqyrave financiare të GFI.Braçe: Në 2015 kompaninë GFI Albania ndryshoi kuotat e aksioneve.Sa transparente ishte shitja e aksioneve nga kompania themeluese?Lindita Lati: Janë thjesht faqe të printuara dhe nuk plotësojnë kushtet. Kemi pasur po të njëjtin problem edhe sa i përket ARMO-s kur kemi diskutuar ndryshimin e aksionerëve dhe i jemi referuar edhe Autoriteteve të Konkurencës psh në Zvicër për të patur një ndihmesë me partnerët tanë ndërkombëtarë për të gjetur evidence në lidhje me xhirot e këtyre firmave.  Por janë  firma off-shore dhe rrjedhimisht nuk mund të gjejmë informacione mbi xhirot e tyre. Meqenëse këto transaksione bazohen në firma të ndërtuara në territorin e Shqipërisë ku xhiroja e tyre është zero lekë, i vetmi instrument që mbetet është që në marrëveshjet koncesionare duhet të jetë e shprehur qartaz që sa herë të ndryshohet paketa, qoftë dhe në miniaturë paketa e kontrollit të koncesionarit duhet të merret autorizimi nga autoriteti nënshkrues i marrëveshjes koncesionare. Dhe rrjedhimisht kjo vjen dhe një instrument ekstra tek Autoriteti i Konkurencës.Braçe: Shtatë ekstrakte të shtatë kompanive të ndryshme të lidhura me personat që përmendët dhe të mos kuptoj se kush është pronari, në dokumenta zyrtarë të shtetit shqiptar, kjo është e tepërt.Jo vetëm që nuk ka lidhje fare me transparencën, por ky është një akt që duhet të marrë fund. Kemi ndërtuar një qendër publike të regjistrimit të bizneseve për të patur transparencë mbi pronësinë e këtyre kompanive, për më tepër kur bëhet fjalë për marrëveshje koncesionare të votuara dhe në parlament një pjesë. Dhe që gjithmonë jemi në kushtet kur nuk dimë kush është pronari. Nuk është vërejtje thjesht për juve, është vërejtje për ekzekutivin në radhë të parë që nënshkruan marrëveshje. Mezi po e pres nënkryetarin tim, të vijë të më thotë se kush është pronari i GFI, që të dimë se kujt i paguajmë para ne qytetarët e Shqipërisë.Shqetësimi po thellohet për transferimin e aksioneve të kompanive të mëdha dhe se duhet të kontrollohen transaksionet e tyre”.Reagon dhe LSINë një qendrim zyrtar edhe partia e dytë në qeverisje LSI i kërkon prokurorisë të jetë e vëmendshme dhe të hetojë çdo informacion për Shqipërinë të zbuluar nga publikimet e skandalit "Panama Papers". Vasili:  Të hetohen parajsat fiskale në Dubai, Monaco LSI thote se propozimi i saj i pak kohëve më parë në lidhje me ndryshimin e ligjit të koncesioneve që forcon transparencën, i vlen çështjes në fjalë.Skandali i "Panama Papers" u prek edhe në komisionin e Ligjeve nga deputeti socialist Pandeli Majko: Shpresoj që Shqipëria të dalë e pastër nga skandali i PanamasëKush fshihet pas Mulletit dhe koncesionit të ngjyrosjes së naftës?Kush është GFI Albania që kontrollon monopolin e markimit të naftës? Ky është Ismail Mulleti, shqiptari i përfolur në skandalin e “Panama Papers”Megaskandali i publikuar nga mediat ndërkomëbtare, tregon se si liderë shtetesh, biznesmenë, sportitë dhe artistë kanë shmangur taksat dhe kanë pastruar para nëpërmjet firmës juridike panameze Mossack Fonseca.Kompania është regjistruar në Karaibe në ishullin Anguilla në maj të 2013 me qëllim investimin në sipërmarrjet shqiptare të teknologjisë së lartë.