Edhe klubi i futbollit të Interit i përfshirë në skandalin e “Panama Paper’s”
Në skandalin e shpërthyer së fundi në botë “Panama Paper’s” është përfshirë edhe klubi italian i futbollit Inter.Mediat italiane bëjnë me dije se përveç skuadrës në fjalë, në skandal të fshehjes së pasurive është përfshirë edhe një kompani italiane Finmeccanica.Tashmë, prokurorët italianë do të nisin hetimet për të provuar nëse kompanitë kanë fshehur të ardhura, duke shkaktuar evazion fiskal në vend.Megjithëse nuk ka ende detaje të tjera, kjo tregon se kompanitë e mëdha kanë arritur të fshehin paratë e tyre duke iu shmangur autoriteteve.Kompania “Finmeccanica” ka investimin e saj në Indi, por një nga investitorët është italian. Familja Benigni ka 35.3% të aksioneve, ndërsa pjesa tjetër i përket aksionarëve francezë.Baza e kompanisë është në Dublim të Irlandës, por është regjistruar në Panama nga Mossack Fonseca.Janë rreth 11.5 milionë dokumente, ku janë të përfshira personalitete të mëdha botërore./Ora News/