Aeroporti, Autoriteti i Konkurencës: Mund ti hiqej ekskluziviteti pa i shtyrë afatin
Autoriteti i Konkurencës vlerëson se Qeveria shqiptare e kishte mundësinë për heqjen e ekskluzivitetit të TIA pa i shtyrë afatin koncesionarit.Kryetarja e këtij institucioni, Lindita Lati, e bëri këtë deklaratë në Komisionin e Ekonomisë referuar rezultateteve të hetimit që ky institucion i ka bërë marrëveshjes me TIA.Gjatë diskutimit të raportit të Autoritetit të Konkurencës në Komision, Lati ngriti shqetësimin dhe për mosekzekutimin e vendimeve nga gjykatat.“Shpesh herë gjobat tona nuk ekzekutohen. Për të njëjtin vendim gjykatat kanë dhënë vlerësime të ndryshme”.Sakaq ajo shtoi se lufta ndaj informalitetit është jetike për konkurencën në ekonominë tone.“Kompanitë komunikojnë dhe vendosin të njëjtin çmim për shërbimet. Kemi gjetur prova për komunikimin mes kompanive. Gjykatat nuk na i kanë konsideruar prova gjetjet tona për kompanitë”.Ndërsa lidhur me kompanine e markimit të karburanteve, Lati tha se nuk kanë informacione të pasqyrave financiare të GFI.