Bylykbashi: Ndryshimet kushtetuese nuk shkojnë në Kuvend pa u gjetur konsensusi
I ftuar në emisionin Tonight Ilva Tare, deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka thënë se PD kërkon kompromisin për 10 pikat që nuk është dakord për reformën në drejtësi.Sipas tij, paketa e ndryshimeve kushtetuese nuk do të shkojë në parlament për votim nëse nuk gjendet konsensusi për to.Bylykbashi: Minimumi janë dhjetë pika kardinale që pa u zgjidhur ato nuk mund të ecet. Ai draft pa e zgjidhur këtë çështje, që do të zgjidhen me kompromis. Ne mund të kemi ndërmend një zgjidhje, pala tjetër një zgjidhje, në fund fare shkruajmë një të tretë sëbashku. Pa e zgjidhur këtë çështje ai draft ka probleme të mëdha dhe këtë e thotë Komisioni i Venecias.Tare: Pra ai draft nuk mund të shkojë në votim?Bylykbashi: T’ua kursejë shqiptarëve atë që është çështje teknike që duhet ta bëjmë.Përveç reformës në drejtësi, Bylykbashi ka thënë se duhet edhe një reformë e plotë kushtetuese në të gjitha hallkat e saj, duke garantuar një sistem të qëndrueshëm.Bylykbashi: Vetë fjala e plotë nënkupton shumë. Ne sot jemi përpara, për fat të keq me ndryshime masive, drastike që po i bëhen Kushtetutës sot, jemi përpara një zhbilancimi shumë të fortë të gjithë arkitekturës kushtetuese, nuk po flas vetëm për sistemin në drejtësi.Pjesa e sistemit në drejtësi është më vete problematike, por është një nga tre kolonat. Dhe asnjë nga tre kolonat nuk funksionon e vetme, e shkëputur. Nëse një pjesë zgjidhet keq dhe fillon dhe jep probleme në harkun e disa viteve, kjo do të marrë me vete dhe dy kollonat e tjera të pushtetit, ekzekutivin dhe legjislativin.Duke folur për reformën zgjedhore, deputeti demokrat ka theksuar problematikën e financimit të partive, duke shprehur edhe propozimin e PD si dhe u shpreh kundër listave të hapura të kandidatëve në garë.Bylykbashi: Ne po bëjmë një propozim që është shumë i fortë. Kemi shkuar deri aty sa të propozojmë 100% të financimit publik, të mos ketë financim privat.Belgjika e ka bërë këtë lloj sistemi pas një numëri skandalesh në vitet ’90, skandale shumë të forta financiare, politike. Financim politik korruptiv me probleme të rënda. Korrupsioni politik është themeli i gjithë të këqiave. Ne po propozojmë që politika të mos jetë pre e parasë, aq më keq kriminale, qoftë korruptive apo krimi i organizuar, ta pastrojmë. Kjo bëhet duke ulur koston e politikës dhe shqiptarët nuk kanë pse paguajën një çmim të lartë. Mund të paguajmë shumë para nga buxheti i shtetit, por është akoma më shumë paraja që vjen nga privati. Ne listat e hapura në një version të tyre i kishim deri në vitin 2005 dhe ajo që u provua, komenti i një eksperti ndërkombëtar nga më të mirët, ka qenë: “Ajo që kam parë në Shqipëri me këtë votim preferencial që bëni ju është mënyra më e shëmtuar e vjedhjes, ku shoku vjedh shokun”. Pse? Sepse kandidatët e partisë fillonin dhe konkuronin me njëri-tjetrin dhe jo me kundërshtarin.