Zgjohu Evropë!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Prill 2016, 10:42
Qindra persona kanë nisur të rikthehen nga Greqia në drejtim të Turqisë që prej ditës së djeshme.Një pjesë e madhe e tyre refuzojnë kthimin, ndërsa rreth 100 persona kanë humbur në ishullin grek Kios.Kthimi i tyre për në Turqi vjen si pjesë e marrëveshjes me Bashkimin Evropian. Disa prej të kthyerve dërgohen në Gjermani, ku prioritet kanë gratë dhe fëmijët.Rreth 72 mijë persona do të rikthehen nga Greqia në Turqi.Rikthimi i tyre nga deti Egje nga ku kanë ardhur me shumë vështirësi është kritikuar nga organizatat e të drejtave të njeriut.
/Ora News/