Ambasadorja Vlahutin: Do ju mbështesim me projekte për të luftuar diskriminimin
Diskriminimi vazhdon të mbetet një problematikë në vendin tonë dhe Bashkimi Europian dhe Këshilli i Europës do të vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë me projekte dhe nisma antidiskriminuese.Duke folur në konferencën me temë “ Mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe anti-diskriminimi”, Ambasadorja e BE në vendin tonë Romana Vlahutin tha se BE është terësisht i angazhuar për të përmirësuar kushtet e jetesës së qytetarëve.Vlahutin: Janë qytetarët ata që kanë nevojë për ndihmën tonë, BE është terësisht i angazhuar për të përmirësuar kushtet e jetesës së qytetarëve. Ne do të jemi të mbëshetur dhe nga Këshilli i Europës për të luftuar diskriminimin, varfërinë, dhunën dhe të tjera probleme sociale. Ne gjithashtu japim mbështetjen e nevojshme për grupe të caktuara që kanë nevojë për ndihmë dhe ju shkelen të drejtat, por dhe çështje të tjera si diskriminimi me bazë gjinore dhe seksuale për të cilat KiE do të japë ndihmën e tij. Këto projekte kemi synimin që këtë vit të arrijnë rezultatet konkrete.Janë nisma antidiskriminuese.Duam të krijojmë një koordinim mes instititucioneve të caktuara. Jemi të gjithë të ndryshëm por të barabartë, për këtë arsye duhet të luftojmë për të drejtat e njerëzve.