Sekuestrohet kanabis në Tropojë, pranga 55-vjeçarit, procedohet bashkëshortja

Në kuadër të një operacioni të koduar “Leniq 2016”, policia e Tropojës ka sekuestruar 142 fidanë lënde kanabis sativa, 330 gr boçe të tharë të po kësaj lënde, si dhe një armë zjarri tip automatike. Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Sadri Gjidiaj,  55-vjeç , banues në fshatin Leniq, Tropojë.Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen F.Gj,  49 vjeçe, banuese në fshatin Leniq, (bashkëshortja e shtetasit Sadri Gjidiaj), për veprën penale “Kultivim të bimëve narkotike”.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

  • arma zjarrit tip “Automatik”.
  • 87 copë fishek mod-
  • 330 gram boçe të thara , të dyshuara kanabis sativa.
  • 142 fidanë kanabis sativa.
kanais/Ora News/