Kamerat e sigurisë, Caka: Nëse e do projektligjin, Qeveria le të marrë koston

Fatura financiare ishte arsyeja pse deputetja e LSI, Silva Caka, u bë bashkë me grupin e deputetëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim që nuk e votuan në Kuvend ligjin "Për masat shtesë për sigurinë publike".E ftuar në studion e lajmeve të Ora News ditën që Presidenti Nishani e ktheu ligjin për rishqyrtim, Caka lë të nëkuptohet se vota e saj dhe në këtë rast do të varet nga adresimi i shqetësimeve.Caka: Qeveria në rast se dëshiron të bëjë një projektligj të tillë, unë jam shumë dakort me projekligjin në parim, por le ta merrte koston vetë, nuk mund t’ua lërë qytetarëve. Të shohim arsyet pse është kthyer mbrapsht projektligji dhe pastaj sigurisht duke parë edhe nëse janë respektuar këto pretendime për të cilat unë nuk e votova herën e parë këtë projektligj.Por në dekretet e Presidentit për ligjet e maxhorancës, Caka sheh ngërç institucional, sipas saj të nxitur nga ndikimet politike të Kreut të Shtetit.Caka: E shoh si një ngërç i cili vjen nga bindjet politike dhe jo realisht se ligjet janë të pavotueshme apo të pamiratueshme edhe nga Presidenti i Republikës. Proçesin e kontrollit të ligjshmërisë dhe kushtetueshmërisë e bëjmë shumë mirë në Komisionin e Ligjeve, e bëjmë shumë mirë në të gjitha Komisionet e përhershme të Parlamentit. Personalisht mendoj se është thjesht një konflikt politik.Caka hedh poshtë aludimet për krisje të aleancës PS-LSI, por thekson se nuk i mbyllim sytë për hir të koalicionit.Caka: Në rast se shohim se një inciativë e Qeverisë në thelb nuk është ajo që duhet të jetë le të themi, atëherë sigurisht që do ta kundërshtojmë. Nuk mund të mbyllim sytë dhe të bëjmë sikur nuk ka ndodhur asgjë për hir të koalicionit.Deputetja Caka foli dhe për projektligjin e vullnetarizmit që sapo ka nisur të diskutohet në Komisionet Parlamentare.