Klodeta Dibra denoncon skandalin: Pagesat e studetëve janë përdorur për rrogat e pedagogëve
Kandidatja për Rektore në Universitetin Shtetëror të Tiranës, Klodeta Dibra, deklaron se situata financiare në Universitet është katastrofike dhe se një nga prioritetet e para nëse zgjidhet Rektore do të jetë pikërisht menaxhimi i financave.E ftuar në emisonin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku përballë një paneli me pedagogë dhe gazetarë, Dibra bëri pubklik një skandal teksa tha se është arritur deri aty se pagesat e studentëve që bëjnë për vitin mësimor të përdoren për dhënien e rrogave të pedagogëve.Dibra: “Kjo është e papranueshme dhe shkelje e rëndë e rregullave dhe ligjeve në fuqi”.Dibra publikoi projektin e saj për garën për Rektore përballë kandidatit tjetër Mynyr Koni, duke shtuar se e ka kundërshtuar ligjin e ri për arsimin e lartë duke bërë vërejtjet përkatëse e mbështetur edhe nga pedagogë të ndryshëm, duke synuar një Universitet më cilësor, më modern dhe të ruajë nivelin akademik dhe inteletual më të mirin në vend.Klodeta Dibra dhe Mynyr Koni do të votohen me 20 prill nga afro 800 pedagogë në të gjithë Universitetin Shtetëror të Tiranës dhe shumica e studentëve që frekuentojnë këtë Universitet, por që kanë të drejtë vetëm 10 përqind të votës finale.Nëse zgjidhet, Klodeta Dibra do të jetë e para Rektore femër në historinë e Universitetit Shtetëror të Tiranës.Rektori i parë në themelimin e këtij Universiteti në vitin 1957 ka qenë Kareman Ylli.