Lufta ndaj terrorizmit, Obama pret në Shtëpinë e Bardhe Stoltenberg
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama ka pritur në Shtëpinë e Bardhë, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stolenberg me të cilin ka diskutuar mbi luftën kundër terrorizmit. Gjatë fjalës së tij Presidenti amerikan tha se Aleanca e Atlantikut të Veriut mund të ndihmojë Libinë, Irakun dhe Jordaninë, vende të cilat kanë rënë pre e sulmeve nga militantët e Shtetit Islamik.Deklarata e Obamës u prit në mënyrë pozitive edhe nga sekretari i NATO-s Stolenber i cili tha se Aleanca e Atlantikut të Veriut është e gatshme që të ndihmojë në luftimin e organizatave terroriste në Libi si dhe në vendet e tjera. Aitha se terrorizmi është një armik i përbashkët dhe se për mposhtjen e tij kërkohet bashkëpunimi i të gjithëve.Më tej, Obama dhe Stolenberg diskutuan rreth krizës së emigrantëve. Presidenti amerikan u shpreh se NATO mund të ndihmojë në parandalimin e kalimit të jashtëligjshëm të azil-kërkuesve përmes detit Egje. Ai shtoi se Aleanca e Atlantikut të Veriut mund të ndalojë edhe humbjet e jetëve në hapsirat ujore mes Turqisë dhe Greqisë.