Efekti i parë i “Paper’s Panama”, në Islandë shpërthejnë protestat

Qindra-mijëra njerëz kanë protestuar në Islandë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, Sigmundur Gunnlaugsson. Mediat lokale thonë se në sheshin para parlamentit në Rejkjavik ishin mbledhur rreth 10 mijë perosna, një shifër kjo që sipas policisë nuk ishte parë kurrë më parë në një demonstratë.Thirrjes për dorëheqjen e Kryeminisrit i është bashkuar edhe opozita e Islandës, e cila ka planifikuar një votë mosbesimi pas publikimit të dokumenteve sekrete të kompanisë panameze Monsak Fonseka, në të cilat Gunnlaugsson rezultonte ndër emrat që kishin fshehur pasurinë dhe pastruar para.“Sigurisht që ne e dimin që diçka po ndodhte, por kjo situatë ishte një surprizë e madhe, ndaj dhe jam këtu:, thotë një protestues, Gudrun Erlingsdotir.“Po protestoj si pjesa tjetër e vendit, siç edhe duket, kërkoj që Kryeministri të japë dorëheqjen”.“Po protestoj kundër korrupsionit të Qeverisë. Kryeministri i ka fshehur paratë e tij në Tortola dhe ka gënjyer për këtë çështje. Madje ai ka gënjyer edhe për pjesmarrjen e tij në kompani të fshehta”, thotë Einar Bergmundur.Megjithatë, pavarësisht presionit, më herët vetë Gunnlaugsson tha se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, duke argumentuar se asetet e bashkëshortes së tij janë tatuar në Islandë.Por rritja e indinjatës së publikut mund të dëmtojë Gunnlaugsson.Shumë islandezë fajësojnë politikanët se kanë dështuar në kontrolin e bankave të mëdha në në 2008, gjë e cila ka çuar në pikiatë ekonominë e vendit.