Krim në familje, babai vritet pas përleshjeve me thikë, arrestohet i biri
Një krim në familje ka tronditur mbrëmjen e sotme (4 prill) kryeqytetin. Babai ka mbetur i vrarë pas përleshjes me thikë, ndërsa është plagosur daja. Policia ka arrestuar djalin si të dyshuar për plagosjen.Krimi ka ndodhur rreth orës 21:10, në rrugën "Zef Jubani", në afërsi të shkollës "Dëshmorët e Lirisë", në katin e gjashtë të një pallati, ku pas një konflikt në familje, ka gjetur vdekjen e shtetasi Artur Kurti."Viktima Artur Kurti ka hyre me thike në dorë në banesë dhe është përleshur me djalin dhe kunatin, ku ka plagosur kunatin. Me pas në rrethana ende te pa qarta ne perleshje e siper shtetasi Artur Kurti ka gjetur vdekjen si pasoje e plageve me thike.Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur shoqërimin e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit J. Kurti , djali i viktimes.Njëkohësisht shtetasi L. R. Qe ka mbetur i plagosur ndodhet ne S.Q.U. në gjendje të rëndë shëndetësore(kunat)me viktimen", sqaron policia.Mësohet se viktima ishte në proces divorci me gruan e tij.Në vendin e ngjarjes grupi hetimor po kryen veprimet.[caption id="attachment_715642" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Pallati ku ndodhi krimi ne familje[/caption][caption id="attachment_715643" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Pallati ku ndodhi krimi ne familje[/caption][caption id="attachment_715644" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Pallati ku ndodhi krimi ne familje[/caption][caption id="attachment_715655" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Policia ne vendin e ngjarjes[/caption][caption id="attachment_715654" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Policia ne vendin e ngjarjes[/caption]/Oranews.tv/