CNN: Ky është një tërmet, tronditjet do të vazhdojnë edhe me vite!

A qëndrojnë hije komploti në skandalin më të fundit të shpërthyer për fshehjen e llogarive bankare? Televizioni prestigjioz amerikan thotë se jo.Sipas artikullit, disa do të përpiqen ta minimizojnë skandalin, duke e zhvleftësuar atë, ose duke u përpjekur për të thënë se është një keqkuptim apo ndoshta edhe një komplot.Por, CNN thotë se skandali i “Papers Panamasë” është një punë e madhe dhe për të, angazhimi ka nisur një vit më parë nga gazetarë gjermanë të “Süddeutsche Zeitung”.Informacioni i rrjedhur është 2.6 terabajt, ose 11.5 milionë dokumente. Kjo e zhvleftëson WikiLeaks-n, që nxori dokumente sekrete amerikane.“Ky është një tërmet. Këto tronditje do të vazhdojnë me muaj dhe madje edhe me vite. Ky është fillimi i fundit i sekreteve”, shkruan CNN.Sipas artikullit, tentativat për ta paraqitur si komplot do të jenë boshe, ashtu sikurse kanë nisur ta paraqesin njerëzit e afërt të Presidentit rus Vladimir Putin.“Njerëz të fuqishëm nga e mbara bota, nga demokracitë, nga autokracitë apo diktaturat, sot janë njësoj, dhe pa dyshim ata kanë djersë të ftohtë”, thuhet më tej.Artikulli thekson se një nga prirjet më pozitive të kohës sonë është se njerëzit kanë gjithnjë e më shumë qasje në informacion për të ecur përpara në çrrënjosjen e korrupsionit.“Rrjedha nga Papers Panama shënon një moment potencial të madh në këtë trend”, thuhet më tej./Ora News/