CNN e ‘prezanton’ nga Shqipëria skandalin e “Papers Panamasë”
Televizioni prestigjioz amerikan CNN, ka zgjedhur të raportojë nga Shqipëria për skandalin më të fundit në botë, atë të “Papers Panamasë”.Në krye të artikullit, CNN vendos “Tiranë-Albania”, siç shihet edhe më poshtë. Sipas artikullit, disa do të përpiqen ta minimizojnë skandalin, duke e zhvleftësuar atë, ose duke u përpjekur për të thënë se është një keqkuptim apo ndoshta edhe një komplot.Por, CNN thotë se skandali i “Papers Panamasë” është një punë e madhe dhe për të, angazhimi ka nisur një vit më parë nga gazetare gjermane Süddeutsche Zeitung. Informacioni i rrjedhur është 2.6 terabajt, ose 11.5 milionë dokumente. Kjo e zhvleftëson WikiLeaks-n që nxori dokumente sekrete amerikane.“Ky është një tërmet. Këto tronditje do të vazhdojnë me muaj dhe madje edhe me vite. Kjo fillimi i fundit i sekreteve”, shkruan CNN.Sipas artikullit, tentativat për komplot do të jenë boshe, ashtu sikurse kanë nisur ta paraqesin njerëzit e afërt të Presidentit rus Vladimir Putin.“Njerëz të fuqishëm nga e mbara bota, nga demokracitë, nga autokracitë apo diktaturat, sot janë njësoj, dhe pa dyshim ata kanë djersë të ftohtë”, thuhet më tej.Artikulli thekson se një nga prirjet më pozitive të kohës sonë është se njerëzit kanë gjithnjë e më shumë qasje në informacion për të ecur përpara në çrrënjosjen e korrupsionit.“Rrjedha nga Papers Panama shënon një moment potencial të madh në këtë trend”, thuhet më tej. /Ora News/