Skandali 'Mossack Fonseca', ja reagimet pozitive dhe negative mbi çështjen

Menjëherë pas megaskandalit global të fshehjes së pasurive nga ana e mijëra personaliteteve botërore nëpërmjet kompanisë ligjore Mossack Fonseca, kanë ardhur edhe reagimet e para nga zyrtare nga liderët ose zëdhënësit e personave të përfshirë mbi këtë cështje. Fillimisht ka qënë zëdhënesi i Presidentit Putin, Dimitry Peskov i cili ka deklaruar se kjo është një tjetër përpjekje për të diskredituar figurën e liderit të Kremlinit. Ai ka preferuar të përdorurë termin Putinofobia teksa ka nënvizuar se raportet e publikuar nuk paraqesin asnjë gjë konkrete. Presidenti Putin është akuzuar më herët për fshehje të pasurisë nga zyrtarë të Thesarit amerikan, ndërkohë që në një raport të CIA-s thuhej se pasuria e tij reale ishte afro 40 miliardë dollarë amerikanë.Për mediat ka reaguar edhe Presidenti francez, Fransua Hollond. Në fjalin e tij, ai theksoi se publikimi i këtyre materialeve është një gjë mjaft pozitive. "Mund t'u siguroj se këto informacione do të nxisin nisjen e hetimeve, do të hapin cështje gjyqsore si dhe do të gjykojnë personat që janë të përfshirë." Ishin fjalët e Presidentit francez.Nga ana tjetër, zëdhënësja e Kryeministrit të Britanisë së Madhe, David Cameron ka preferuar që të mos komentojë rreth mega-skandalit. Babai i kreut të ekzekutivit britanik ishte gjithashtu në listën e personave të përfshirë. E pyetur nga gazetarët, Zëdhënësja e Cameron deklaroi se kjo është një cështje private. Megjithatë, ajo shtoi se qeveria do të nisë një investigim zyrtar për të hetuar materialet e publikuara.Situata më serioze paraqitetet në Islandë, ky kryeministri Sigmundur David Gunnlaugsson, është vendosur nën presion për të dhënë dorëheqjen. Antarët e parlamentit kanë kërkuar një mocion mosbesimi, teksa mijëra qytetarë kanë firmosur një peticion ku kërkojnë largimin e tij.Në një pozitë të ngjashme ndodhet edhe Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Poroshenko ka mohuar akuzat e bëra ndaj tij, duke thënë se është nga të paktët politikanë ukrainas që ka kërkuar transparencë në deklarimin e të ardhurave. Megjithatë, në mbyllje të ligjëratës së tij, Poroshenko thekson se që prej zgjedhjes si President ai i'a ka deleguar tagrin e menaxhimin të aseteve një kompanie ligjore prej të cilës deklaroi se do të kërkonte edhe disa shpjegime.