Protesta e 72-vjeçarit, 12 vitet e punës në Itali nuk i njihen për pension

72-vjeçari nga Kavaja udhëton çdo ditë në kryeqytet duke protestuar përpara Ambasadës Italiane. Arsyeja është se shteti italian nuk i njeh Madrit Maliqatit 12 vite kontribute gjatë kohës që ka emigruar dhe punuar në shtetin fqinj.Madrit Maliqati:  Rri me gjysmë pensioni këtu sepse më mungojnë vitet që kam punuar në Itali.Sa vite keni punuar në Itali?Madrit Maliqati:  12 vite punë janë, është sa për 2 pensione shqiptare.Keni qenë i siguruar atje?Madrit Maliqati: Po sigurisht, kam qenë i ligjshëm. Jo më thonë duhet të bësh 20 vjet punë. Dhe sikur 20 vjet të bëja, do të më thoshin duhet të bësh 21.Edhe pse problemi i tij është i mijëra emigrantëve shqiptarë që paguajnë kontribute dhe nuk përfitojnë pension, 72-vjeçarit nuk i është bashkuar asnjë qytetar tjetër në protestë.Madrit Maliqati: Kush më tall, kush...njëri ndaloi tani dhe më tha ke humb mumën. Një indiferentizëm i trishtueshëm , i shëmtuar edhe qëndrimi i këtushëm.I moshuari synon që protesta e tij të jetë një shtysë për qeverinë shqiptare për të inicuar dhe finalizuar marrëveshjet me shtetet si Greqia dhe Italia për njohjen e kontributeve dhe të pensioneve, përpjekje që deri tani janë refuzuar nga fqinjët./Oranews.tv/