Informaliteti, shtohet me 47 mijë numri i bizneseve të regjistruara

Faza e parë e aksionit anti informalitet që startoi më 1 shtator, u shoqërua jo vetëm me rritje të numrit të bizneseve të regjistruara dhe punonjësve të futur në skemë, por edhe me bum gjobash. Sipas të dhënave nga tatimet, gjatë 7 muajve të fundit, numri i bizneseve të regjistruara u rrit me 47 mijë, ndërsa ankimimet për gjobat u trefishuan kundrejt vitit 2014.Në fund të korrikut të vitit 2015 qeveria do të lanconte nëpërmjet ministrit të atëhershëm të Financave, Shkëlqim Cani reformën e radhës, që në fokus do të kishte uljen e informalitetit në ekonomi. Aksioni nisi më 1 shtator dhe në fokus pati kryesisht biznesin e vogël, që rezultonte në masë i paregjistruar, pa kasë fiskale, nuk lëshonte kuponin tatimor. Sipas të dhënave, nga 1 shtatori  deri në mars të këtij viti, numri i bizneseve të regjistruara u rrit me 47 mijë, ndërsa 83 mijë ishte numri i punonjësve të futur në skemën e sigurimeve shoqërore. Por faza u parë nuk i shpëtoi represionit, që më vonë iu pranua edhe nga qeveria. Kjo e fundit propozoi ndryshime ligjore për ashpërsimin e gjobave deri në 5 milionë lekë për moslëshim të kuponit. Ligji I ri i procedurave tatimore u rrëzua më vonë në 11 nene nga gjykata kushtetuese.Pas 3 muajve të parë, aksioni anti informalitet u përqëndruar te bizneset e mëdha, kontrollet te të cilat u bënë në bazë të analizës së riskut. Kjo ishte edhe periudha e reflektimit të qeverisë për gabimet e fazës së parë që rënduan bizneset e vogla. Për shpërblim, u hoqën taksat për këtë kategori , e cila më shumë sesa për kontributin në të ardhura, kishte rëndësi për vetëpunësimet që siguronte.Ndërkaq aksioni u shoqërua me bum gjobash. Për vitin 2015, biznesi ankimoi 11.880 vendime të tatimeve, një shifër tre herë më e lartë se ajo e një viti më parë. Ndërsa shuma e ankimuar e gjobave vlerësohet në rreth  116 milionë euro.Në fazën e dytë të operacionit, qeveria premton përmirësim të marrëdhënieve me biznesin, të domosdoshme për ekonominë, madje edhe më shumë se të ardhurat NISMA ANTI INFORMALITETBiznese të regjistruara                         43 mijë më shumëPunëtrorë të regjistruar                        83 mijë më shumëANKIMIMET E BIZNESIT(Viti 2015)Ankimimet                              11880 vendimeEcuria                                      Rritje vjetore me tre herëShuma e ankimuar                   116 mln euro/Oranews.tv/