AMA emëron drejtuesin dhe anëtarët e Këshillit të Ankesave

Këshilli i Ankesave pranë Autoritetit të Mediave  Audiovizive ka themeluar Këshillin e Ankesave.Në mbledhjen e Bordit të AMA-s, është vendosur që kryetare e këtij Këshilli është Monika Stafa, ndërsa anëtarë janë vendosur Urim Bajrami dhe Erald Kapri.“Roli i kësaj strukture, tashmë të plotësuar, do të jetë mbikëqyrja e zbatimit të kodit dhe rregulloreve të miratuara nga AMA, që kanë të bëjnë sidomos me respektimin e dinjitetit dhe të drejtave të tjera themelore të njeriut, në mënyrë të veçantë mbrojtjen e të miturve, të drejtës për informacion dhe sensibilizimit të opinionit publik, lidhur me respektimin e normave morale dhe etike në programet e ofruesve të shërbimeve audiovizive”, thuhet në njoftimin e AMA-s./Ora News/