"Panama Papers", Mossack Fonseca: Dokumentet janë marrë në mënyrë të paligjshme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Prill 2016, 20:03
Ramon Fonseca, bashkë-themeluesi i firmës ligjore, Mossack Fonseca, ka deklaruar se firma e drejtuar prej tij nuk është përgjegjëse për kompanitë që janë kliente të saj.Në një intervistë të dhënë për mediat vendase, ai u shpreh se raporti ndërkombëtar i publikuar po tenton që ta lidhë kompaninë me aktivitete të cilat nuk janë kryer prej saj.Më tej ai u shpreh se gazetarët që u përfshinë në investigim kanë thyer qartësisht termat e privatësisë.Drejtuesi theksoi se Mossack Fonseca ka qënë në treg prej shumë vitesh dhe nuk ka patur asnjëherë shkelje të ligjeve ndërkombëtare. Në mbyllje, ai tha se kompania do të jetë e hapur për cdo hetim zyrtar.