Kapen me 22 kg kanabis, arrestohen në Vlorë dy persona
Policia e Vlorës ka sekuestruar 22 kg kanabis sativa, ndërsa në pranga ka vënë dy persona, si posedues të lëndës narkotike. Gjatë operacionit të koduar “Resulaj”, blutë e Vlorës arrestuan Fatjon Zykaj 30 vjeç dhe Pajtim Basho 50 vjeç. Droga është sekuestruar në makinën e 30-vjeçari, por edhe në banesat e tyre.“Duke udhëtuar në aksin rrugor pranë fshatit Resulaj, në drejtim të Selenicës, me automjetin tip "Audi A-3" me targë: Vl5011C, në pronësi të shtetasit: Fatjon Zykaj, janë kapur në flagrancë në ndjekie nga Policia, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në këtë automjet, është konstatuar një sasi me lëndë narkotike prej 19 kg e 400 gr, të llojit "Cannabis sattiva" (fshehur në bagazhin e këtij mjeti, mbështjellë me thasë prej thurje). Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën 3-katëshe të shtetasit: Fatjon Zykaj, në fshatin Resulaj, Shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi me lendë narkotike prej 820 gr, të llojit "Cannabis sattiva" (fshehur në katin e 2-të të kësaj banese). Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit: Pajtim Basho, në Bashkinë Selenicë, Shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi me lëndë narkotike prej 2 kg e 100 gr, të llojit "Cannabis sattiva" (futur në një çantë sportive dhe fshehur në një kuti kartoni)”, informon policia.Policia ka bllokuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materialeNë total: 22 kg e 320 gr, lëndë narkotike të llojit "Cannabis sattiva"një automjet tip "Audi A-3" me targë: VL5011C, 3 aparatë celularë.
