Ministrja e Ekonomisë fton investitorët grekë në Shqipëri

Në prag të hapjes së sezonit turistik, ligji  për turizmin ende nuk është plotësuar me akte nënligjore për ta bërë atë të zbatueshëm. Gjatë një takimi me operatorët grekë, ministrja e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Milva Ekonomi theksoi  se po punohet për plotësimin e ligjit, i cili parashikon një sërë rregullash për këtë industri, midis të cilave përmirësimi i standardeve akomoduese.Për ministren tërheqja e investitorëve të huaj në Shqipëri mbetet jetike për të zhvillar turizmin dhe ekonominë e vendit.Ekonomi: Pasi hartuam një ligj të ri për turizmin, do të ketë shumë nevojë për ta përmirësuar dhe për ta plotësuar atë me të tjera akte rregullative që kanë të bëjnë kryesisht me standardizimin e strukturave akomoduese dhe guidave që operojnë në Shqipëri. Ndërkohë që, shembujt e mire që ju keni në Janinë do të jenë konsideruar nga grupet e punës që punojnë në vendin tone. Siç janë idetë “butik resort”, idetë e marinave, apo siç janë idetë e turizmit të aventurës dhe të promovimit dhe të investimit Shqipëri.Për operatorët grekë Shqipëria mbetet një vend mjaft tërheqës.Takimi me operatorët grekë vjen pas vizitës rreth një muaj më parë të operatorëve turistikë shqiptarë në shtetin fqinj./Oranews.tv/