Kryeministri i Islandës vihet në siklet kur pyetet për llogaritë në Panama, ndërpret intervistën

Kryeministri i Islandës Sigmundur Davíð Gunnlaugsson vihet seriozisht në vështirësi kur pyetet për skandalin e publikuar së fundit të fshehjes së pasurive në Panama.Gjatë një interviste për një televizion suedez SVT, Gunnlaugsson mbeti thuajse i shushatur dhe nuk dinte si të reagonte, derisa i tha gazetari se nuk ishte i përgatitur për pyetje të tilla, duke vendosur më pas që të ndërpresë intervistën.“Kjo është krejtësisht e papërshtatshme”, tha ai.Emri i  Gunnlaugsson është midis listës së gjatë të krerëve të shteteve që kanë fshehur pasuritë e tyre në “parajsa fiskale”./Ora News/