Arratiset nga burgu shqiptari që kryente shërbime të dobishme për komunitetin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Prill 2016, 17:43
Një i ri shqiptar u arratis nga burgu i Vigevanos në Itali. I riu, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte dënuar për trafik droge, ndërkohë që do t’i duhej të kryente edhe 2 vite burg.Shqiptarit i ishte dhënë një leje 36 orësh nga organet e burgut, por ndërkohë nuk është kthyer më.Nëse arrestohet, ai do të vuaj sërish dënim për aktin e kryer. “Ky person i burgosur është me origjinë shqiptare, ndërsa po kryente dënimin në burgun e Vigevano-s për vepra që lidhen me tregtinë e drogës.Ai nuk është kthyer në mbarimin e lejes më 30 mars në orën 21:00. Ai, disa herë ka kryer shërbime të dobishme sociale në zonë”, tha një zyrtar rajonal./Ora News/