Për vitin 2016, 1000 vende vakante në administratë
Për vitin 2016, ka 1000 vende vakante në administratë. Rekrutimet janë bërë nëpërmjet procedurave të Departamentit të Administratës Publike, por Ministrja e Inovacionit Milena Harito tha se mungojnë njerëz të kualifikuar. Ndërsa delegacioni i Bashkimit Europiane vlerësoi reformën në administratë.Administrata ka 1000 vende vakante dhe punësimi i tyre do të kryhet nëpërmjet procedurave të DAP, nëpërmjet aplikimeve online dhe testimeve. Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike Milena Hartio tha se mungojnë njerëz të kualifikuar dhe si statistike e këtij vakumi, janë marrë të dhënat e 1 viti me parë, ku 30% e vendeve mbetën të paplotësuar.Harito: Nëse do të kishte emërime politike ose të privilegjuara nuk do të kishte asnjë vend bosh, ne do ti kishim plotësuar vendet. Fakti që ka vende bosh është dëshmia më e mirë që këto konkurse janë të drejta dhe hyjnë vetëm ata ja dalin, fitojnë. Nuk kemi mjaftueshëm njerëz për të plotësuar vendet vakante. Ka edhe kërkesë shumë të madhe nga ata që kërkojnë të punësohen.Sipas delegacionit të Bashkimit Europian, reforma në administratën publike është një ndër prioritet kyç të intergimit të vendit.Departamenti i Administratës publike ka nisur procesin e rekrutimeve tek të rinjtë studentë. Në ambientin e Fakukultetit të Shkencave Sociale u vendosën stenda për të plotësuar formualarë aplikues për punë dhe broshura informuese./Oranews.tv/