Dëmtohet Ura e Degës, banorët: Të sëmurët i transportojmë në krahë

Rreth 300 familje në dy fshatra të Klosit kërkojnë sistemimin e urës që lidh zonën me rrugën nacionale. Banorët thonë se prej një muaji që kur u dëmtua ura nga vërshimi i përrenjve malorë, janë të detyruar që të sëmurët apo produktet e përditshme, t’i transportojnë në krahë apo me kafshë pune.Dëmtimi i urës së njohur si Ura e Degës që lidh fshatrat Mishtër dhe Unjate në Bashkinë e Klosit ka kushtëzuar jetesën e banorëve të zonës. Sipas tyre, ndërhyrja që ka bërë bashkia në të, nuk lejon kalimin e mjeteve.Banorët thonë se prej një muaji janë të detyruar që të sëmurët, ushqimet, apo produkte të ndryshme të përditshme t'i transportojnë me kafshë punë apo në krahë.Ura e Degës në Klos, u dëmtua pas reshjeve intensive që përfshin zonën, ndërkohë që bashkia vetëm sa bëri një sistemim provizor, pasi thotë se nuk ka fonde për për një ndërhyrje të plotë./Oranews.tv/