Drafti i LSI-së për të rregulluar punën vullnetare

Për herë të parë në vend ka një draft për punën vullnetare në Shqipëri. Projekligji mban firmën e deputeteve të LSI-së, Kejdi Mehmetaj dhe Silva Caka. Deputetja e LSI Kejdi Mehmetaj tha se janë marrë praktikat më të mira të vendeve të rajonit dhe Bashkimit Europian.Puna vullnetare do të rregullohet për herë të parë me ligj në vendin tonë. Drafti  "Për punën vullnetare", nismë e deputeteve të LSI-së, Kejdi Mehmetaj dhe Silva Caka vijon diksurimet në komisionet parlamentare. Nëpërmjet këtij propozimi, LSI synon të rrisë nisma të tilla vullnetare, të mbroj individë që përfshihen në fushata të tilla dhe të kursej shpenzimet qeveritare.Kejdi Mehmetaj: Në gjykimin tonë si hartues të këtij pr/ligji, puna vullnetare mund të kryhet nga kushdo. Në cdo moment të ditës mund të jesh vullnetar dhe ti sherbesh komunitetit.Përfitimi i shtetit nga puna vullnetare përllogaritet në vlerën e mln eurove.Deputetja e LSI-së theksoi se gjatë hartimit të këtij projektligji i janë referuar praktikave më të mira të vullnetarizmit, që mund të jenë të BE-së, por edhe vendeve të rajonit si rasti i Kroacisë, Malit të Zi, Maqedoni./Oranews.tv/