Kukësi pushtohet nga qentë endacakë

Rritja e numrit të qenve endacak në qytetin e Kukësit është shndërruar në një problem serioz për qytetarët e Kukësit.Sipas tyre, përvec rrezikut nga kafshimet nga kequshqyerja, qentë janë burim potencial dhe për sëmundje të ndryshme infektive si leshmanjoza.Qytetarët e Kukësit kërkojnë marrjen e masave nga bashkia për sterilizimin dhe vaksinimin e qenve të rrugës.Problemi i qenve endacakë është bërë objekt debati edhe në këshillin bashkiak të Kukësit./Oranews.tv/