Mungon infrastruktura, banorët e Krumës: Për rrugën s’ndërhyhet prej 45 vitesh

Banorët e fshatrave të Krumës kërkojnë sistemimin e infrastrukturës, pasi zona po zbrazet nga largimi i banorëve drejt zonave të ulëta. Sipas banorëve, për të pëshkuar 11 km rrugë u duhet 1 orë e gjysmë me makinë. Ata shtojnë se rruga nuk është rikonstruktuar prej vitit 1971, kur u ndërtua nga vetë komuniteti.Has-Rruga që lidh qytetin e Krumës me fshatrat Cahan e Kishaj të Hasit, prej 45 vitesh nuk ka njohur rikonstruksion.Banorët thonë se në rrugën e ndërtuar nga vetë komuniteti në vitin 1971,  për të pëshkuar 11 km rrugë u duhet 1 orë e gjysmë, ndërkohë që popullsia po migron çdo ditë drejt vendeve  me ifranstrukturë, duke ulur ndjeshëm numrin e banorëveE kontaktuar me telefon bashkia e Krumes thotë se nuk kanë ndonje projekt per rikonstruksionin e rrugës, por do vazhdojne ta mirembajne. Aktualisht ne fshatrat Cahan e Kishaj jetojne rreth 300 familje./Oranews.tv/