Informaliteti, Rama: Procesi i pakthyeshëm, Ahmetaj: Kontrolli i bizneseve nga zyrat

Qeveria ka startuar fazën e dytë të nismës anti informalitet, e cila parashikon tërheqjen e tatimorëve nga terreni dhe kontrollin e vetëdeklarimeve të biznesit nga zyrat, nëpërmjet sistemit elektronik të të dhënave, të krijuar gjatë fazës së parë. Duke e konsideruar reformën anti informalitet si më të rëndësishmen, kryeministri Rama deklaroi se tashmë ky proces ka hyrë në një fazë të pakthyeshme, ku bizneseve iu garantohet konkurrencë e ndershme në treg dhe buxhetit më shumë të ardhura.Edi Rama: Faza e dytë është përgjigja përfundimtare për të gjithë ata të cilët kur filloi ky operacion, e panë me skepticizëm, e përqeshën. Faza e dytë e operacionit synon që këtë fazë të re ta bëjë të pakthyeshme. Në fund të këtij viti mund të kemi rezultate impresionuese. Këtë rritje që sot e shohim në 3 muajt e parë të të ardhurave në radhë të parë nga kjo betejë me informalitetin, të mund ta konstatojmë në fund të vitit si betejën më të madhe të bërë ndonjëherë.Kontrolli i bizneseve të mëdha do të bëhet në bazë të analizës së riskut dhe sipërmarrësit do të njoftohen paraprakisht për kontrollet.Arben Ahmetaj: Të dhënat e indikacionit të akumuluar në fazën e parë do të konsultohen nëpërmjet sistemit elektronik dhe në rastet e evidentimit të devijimeve biznesi do t’i komunikohet situata dhe do të alertohet për vetë korrigjim.Edi Rama: As në një botë ideale asnjë sipërmarrës nuk do bëhet asnjëherë “macja që kap minjtë e parasë”. Do mbetet gjithmonë “miu për t’u kapur nga macja”. Por jemi shumë më në paqe dhe shumë më në bashkëveprimPërsa u përket bizneseve të vogla, edhe kontrolli I tyre për kasat dhe kuponët do të bëhet nga zyrat, por në bazë të kampionimeve.Arben Ahmetaj: Sot ne kemi mundësi që sipërmarrjen e vogël ta monitorojmë, po nga zyra dhe për këtë ne po punojmë me kampione në të gjithë Republikën e Shqipërisë.Përfaqësuesit e qeverisë garanmtuar biznesin se në paketën fiskale 2017 nuk do të ketë ndryshim të taksave, por lehtësim të burokracive dhe barrierave./Oranews.tv/