Jahjaga dhe Mogherini kërkojnë reforma për integrimin e Kosovës në BE

Presidentja në ikje e Kosovës, Atifete Jahjaga, është pritur në Bruksel nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politkat e Jashtme, Federica Mogherini, në kuadër të përmbylljes së mandatit të saj pesë vjeçar.Nëpërmjet një komunikate për mediat, Bashkimi Europian falenderon Presidenten për bashkëpunimin në një sërë çështjesh me rëndësi, të cilat kulmuan me firmosjen e marrëveshjes së stabilizim asocimin, marrëveshje e cila nisi të implementohej vetëm disa ditë më parë.Mogherini dhe Jahjaga diskutuan rreth situatës aktuale politike në vend si dhe mbi rëndësinë e forcimit të institucioneve demokratike. Gjithashtu, përfaqësueset ranë dakord se normalizimi i marrëdhënieve me Beogradin duhet parë me prioritet.Në mbyllje, Presidentja dhe Përfaqësuesja e BE-së shprehën vendosmërinë për të rritur edhe më tej bashkëpunimin mes Kosovës dhe Bllokut me 28-anëtarë, në kuadër të zhvillimit ekonomik, sigurisë, stabilitetit rajonal, etj./Oranews.tv/