Zgjedhjet në Universitete, garancia e KIZ: Do të monitorojmë garën

Kandidatët për rektor, dekanë dhe shef departamenti kanë ndezur motorrët për zgjedhjet që do të mbahen në 20 prill në institucionet e arsimit të lartë. Kandidatët prezantojnë platformat e tyre për universitetet në nivel fakulteti me akademikët dhe studentët ndërsa procesi do të monitorohet nga Komisioni Institucional i Zgjedhjeve dhe komsionet e ngritura në nivel fakulteti. Por, cila është garancia që këto zgjedhje të rëndësishëm për arsimin të mos jenë të korruptuara dhe të diktuara politikisht?Majlinda Keta: Komisioni Institucional i Zgjedhjeve është zgjedhur me votë nga senati akademik pa u shpallur kandidatët për rektorë. Shqiptarët te jëne të garantuar se ajo që do të ndodhi në akademizëm nuk do të ketë qasje në atë që ka ndodhur në zgjedhjet e mëdhaja tonat dhe kam bindjen se akademizmi do të jetë modeli më i arrirë. Aë arsim depolitizimi dhe partizimi është një standard me kushtetutë dhe duhet të respektohet. Ne në fund të fundit nuk luftojmë për parti.Komisioni Institucional i Zgjedhjeve drejtohet nga Znj. Majlinda Keta, dhe përbëhet nga 7 anëtarë. Komisioni do të kryejë monitorimin e plotë të fushatës, votimi dhe numërimit të votave.Studentët sipas ligjit të ri, kanë kuotën 10% të drejtës së votës.Majlinda Keta:  Unë mendoj që vota studentore do të ishte e pafalshme për të mos u respektuar. Ne do të respektojmë 10%Për universitetin e Tiranës, Garojnë  Prof.Dr Mynyr Koni.  Dekani  aktual i Fakultetit  të Shkencave të Natyrës dhe Prof. Dr Klodeta Dibra Dekane aktual e Fakultetit Të Gjuhëve të Huaja. Për universitetin e mjekësisë janë në garë Arben Gjata, Mira Rakacolli dhe dekani i infemerisë Petrit Bara./Oranews.tv/