Basha kërkon ndihmë nga SHBA për të luftuar korrupsionin, premton ulje taksash

Në 25 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me SHBA dhe në 7 vjetorin e anëtarimit në NATO, kryetari i opozitës foli për mbështetjen pa kursim të Shteteve të Bashkuara në rrugëtimin post-komunist të vendit tonë. Ai mendon se Shqipërisë i nevojitet sërish ndihma e SHBA, këtë herë për të nxjerrë vendin nga korrupsioni dhe krimi.Gjatë fjalës së mbajtur në qytetin e Fierit në bashkëbisedim me qytetarë, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha premtoi rikthim të parave në xhepat e qytetarëve gjatë shpjegimit të sistemit të taksave që premton opozita.Kryeopozitari, Lulzim Basha, i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të ndihmojnë vendin në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit, duke i konsideruar si elementë që çojnë në lulëzimin e terrorizmit.Duke folur nga qyteti i Fierit në 25-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve me SHBA-në dhe në 7 vjetorin e anëtarismit në NATO, Basha veçoi ndihmën amerikane për të cilën mendon se i duhet dhënë sërisht vendit tonë në këto momente.Basha: Kemi dhe do të kemi mbështetjen e fuqishme të atyre që na ndihmuan para 25 viteve të hapeshim si vend.Atyre që nuk mund të lejojnë që Shqipëria që e futën në NATO 7 vite më parë, Shqipëria që ka burime natyrore për të mbajtur dyfish këtë popullësi që ka sot, të mbetet peng i një grushti hajdutësh dhe plaçkitësish të cilët kompromentojnë jo vetëm të ardhmen e popullit të tyre, por kompromentojnë rëndë edhe interesat strategjikë të aleatëve tanë. Aty ku ka korrupsion dhe krim, aty ka dhe ekstremizëm, aty ka dhe terrorizëm.Basha premtoi ndër të tjera rikthim të parave në xhepat e shqiptarëve, duke ulur taksat dhe vjedhjet me prokurimet publike.Basha: Ka një shpresë dhe një rrugë tjetër të cilën mund ta përshkojmë të gjithë së bashku dhe kjo është rruga e uljes së taksave, e uljes së faturave të energjisë me qëllim që qytetarët të kenë më shumë lekë në xhepat e tyre. Kjo është rruga e rritjes së investimeve publike, e një portofoli të madh të investimeve publike anembanë vendit që do të krijojë më shumë vende pune dhe vende pune me paga më të mira. Çelësi i programit tonë, kyçi i ofertës së Partisë Demokratike për të nesërmen është ky: paratë që sot përfundojnë në xhepat e oligarkëve t’ia kthejmë qytetarëve përmes investimeve publike, infrastrukturë, në shëndetësi, në arsim, në kopshte, në çerdhe, në ujësjellës, në vaditje, në subvencionime për bujqësinë. Dhe nga ana tjetër të ulim taksat me qëllim që qytetarët të kenë më shumë lekë për të shpenzuar për veten e tyre dhe familjet e tyre.Ndërkohë  ekzistencën e këtyre problemeve Basha e lidhi me mungesën e drejtësisë.Qytetarët i kërkuan kreut të demokratëve që të ngrihen në protesta për ti dhënë fund varfërisë dhe“Kemi nja dy vjet se kemi parë fare mishin me sy, tani po harrojmë  bukën”.“S’kemi bukë të hamë, papunë, pa ndihmë dhe në bashki askush s’të hap as derën. Si do vejë halli ynë?!” “Kemi fëmijë me të meta dhe këta u heqin bukën të sëmurëve vetëm për të marrë lek nën dorë. Nuk u japin ndihmë, na sorollatin poshtë e lart vetëm që të marrin ryshfet”.Kreu i opozitës u takua ndër të tjera edhe me tregtarë të qytetit të Fierit të cilëve u premtoi  zgjidhje të problemeve.