Divorci i prindërve prej 8 vitesh, përfshin dhe Hayden Panettiere

Më në fund po finalizohet dhe divorci i prindërve të aktores së famshme Hayden Panettiere, një betejë mes tyre e cila ka nisur 8 vite më parë. Por edhe përse tentojnë të ndahen thuajse prej një dekade, marrëdhëniet vazhdojnë që të jenë shumë të tensionuara, dhe në debatin e tyre të fundit në gjykatë kanë përfshirë dhe të bijën, Hayden.Tashmë janë në procesin përfundimtar ku po ndajnë të mirat materiale, dhe kanë vendosur që Alen të paguajë 5 mijë dollarë çdo muaj ish bashkëshorten e tij Lesley, për 5 vitet e ardhshme nëse ajo vazhdon që të jetë beqare. Ndërsa nëna e atores Lesley, ka kujtuar dhe një borxh që ai i ka të bijës, duke e detyruar që ta pranojë dhe sigurisht t`ja paguajë.Në fakt ky nuk një borxh shumë modest, aktorja ka ndihmuar babain me 100  mijë dollarë, ndërsa lejoi nënën vitin e kaluar të jetonte në apartamentin e saj.