Dëmtohet parku “Rinia”, shkatërrohen ndenjëset prej druri e betoni

Në Elbasan janë dëmtuar masivisht stolat e parkut "Rinia". Ndonëse frekuentohet gjerësisht nga qytetarët, pasi është ndër të të paktat mjedise të gjelbëruara, parkut i janë vjedhur skeletet metalike për skrap, ndërsa janë shkatërruar ulëset prej druri dhe betoni, të restauruara vetëm nJë vit më parë nga bashkia e Elbasanit.Parku 'Rinia' në qytetin e Elbasanit ndonëse është ndër të paktat hapësira të blerta në qytet, nuk i kushtohet kujdesi i duhur.Stolat me skelet metalik të këtij parku që më herët janë vjedhur për skrap janë zëvendësuar nga bashkia me beton,  por edhe këtë herë nuk  i kanë shpëtuar dëmtimit.Qytetarët shprehen të shqetësuar për gjendjen aktuale të parkut dhe kërkojnë të merren masa të menjëheshme për të riparuar dëmin e bërë.Parku “Rinia”  frekuentohet masivisht nga qytetarët, kryesisht fëmijët, të rinjtë dhe mosha e tretë.