Ja çfarë mendon Simon Cowell për lidhjen e Cheryl dhe Liam Payne

Dashuria nuk njeh moshë, dhe këtë e provon më së miri çifti më i ri i show biz Cheryl Cole dhe Liam Payne. Kanë qenë emra e kolegë të ndryshëm ata që kanë reaguar për dashurinë e çiftit ku më i fundit ishte Simon Cowell, miku i ngushte dhe i perbashket i Cheryl dhe Liam. Ne intervisten e tij për “The Sun”, Simon thotë: “Qëndruam bashkë për të darkuar dhe isha bashke me ata te dy. Dukeshin shume mirw bashkw. Janw si dy chipmunks çmendurisht tw dashuruar pas njwri-tjetrit. Dua tw them ishin kaq tw bukur!’Ndërsa themeluesi i “X Factor” shton në vazhdim se çifti ka apromovimin e tij teksa shton: “Më e rëndësishmja është që të dy ata dukeshin shumë të lumtur bashkë dhe mjaft të qetë. Jam kaq i lumtur për ta.” Sa i përketë lidhjes së Liam dhe Cheryl, ajo ka nisur dhjetorin e 2015, në finalen e “X Factor”. Publikisht 22-vjeçari e ka quajtur Cheryl femrën e tij të preferuar në të gjithë botën.Ndërsa nuk mungon as dashuria që shprehin në rrjetet sociale për njëri-tjetrin. Një herë Liam postoi një foto ku shkroi: “Shpresoj që të të bëj ty po kaq të lumtur sa më bën edhe ti mua.” Miratimin për këtë lidhje ata e kanë patur edhe nga mikja e tyre Perrie Edwards, shoqa e ngushtë e Cheryl, dhe ish e fejuara e Zayn Malil. Perrie tha në një intervistë se Cheryl duhet të bëjë gjithçka që e lumturon.32D183B800000578-3522050-image-m-203_1459729708601 32D183A900000578-3522050-image-m-206_1459729793150 3149D8EC00000578-3522050-image-m-207_1459729813393