Aktorja indiane refuzon ftesën për të takuar Willim dhe Kate

Për shumë persona do të ishte një ëndërr e kthyer në realitet, një takim dhe më pas një darkë pranë Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit, por nuk mund të themi të njëjten gjë për Kareena Kapoor. Kjo e fundit është një nga aktoret më të njohura dhe të paguara të Bollywood, një fytyrë mjaft e njohur edhe për Shqiperinë, që pas pjesëmarrjes në filmin mjaft të ndjekur ‘The Bodyguard’ ku Kareena kishte rolin e Vidia një vajzë e pasur dhe e llastuar.Princi William dhe Kate do të bëjnë udhëtimin e tyre të parë drejt Indisë, si dhe do të darkojnë në Mumbai, në nder të një eventi të organizuar. Ndër të ftuar të tjerë është edhe Kareena Kapoor, e cila ka refuzuar menjeherë ftesën, dhe arsyeja e saj ka qenë se bashkëshorti Saif Ali Khan po xhiron një film të ri, ai nuk mund të paraqitet prandaj as ajo nuk do të shkojë vetëm.Një burim konfirmon për mediat indiane: “Kareena i ka thënë miqve të saj të ngushtë se Saif po xhiron dhe për më tepër as ajo nuk do që të shkojë. Edhe përse shumë persona i kanë folur për ta ndërgjegjësuar, sërish ajo nuk dëshiron të shkojë e vetme.”02-William-Kate