Iggy Azalea ende me unazë fejese në gisht
Ende nuk është e qartë se cfarë po ndodh me fejesën e Iggy Azalea dhe basketbollistit Nick Young! Pas skandalit të videos së publikuar nga miku i Nick, u tha se gjithçka mes këngëtares dhe basketbollistit kishte marrë fund, por në eventin ku ishte e ftuar së fundmi “iHeard Radio”, Iggy u shfaq sërish me unazën e diamantit 500 mijë dollarëshe.Njësoj si disa ditë më parë Iggy, nuk hoqi për asnjë moment unazën 10 karat me diamant të verdhë. Në ndryshim nga zakonisht, këtë herë Iggy u shfaq e vetme në tapetin e kuq, ndërsa prania e Nick Young nuk u vu re askund. Sa i përketë veshjes, Iggy ishte më e bukur se zakonisht, kombinuar blunë, me buzëkuqin e errët dhe flokët e kapur.Nga ana tjetër Nick Young ështe ai që po qëndron në hije. Basketbollisti 30-vjeçar, nuk është parë në ambjente publike gjatë këtyre ditëve dhe nuk ka qenë aktiv në rrjetet sociale. Kurse e fejuara e tij krijuesja e hitit ‘Work’, vazhdon qetësisht angazhimet profesionale. Së fundmi Iggy ka performuar në eventin e “iHeard Radio”, ku të ftuar ishin emrat më të njohur të industrisë muzikore. Këngëtarja performoi ‘Team’, një këngë publikuar pak ditë më parë e kthyer menjëherë në një hit.

