Tirana “pushtohet” nga avionë luftarakë, tanke dhe armatim të FA
Në aktivitetin e organizuar nga Ministria e Mbrojtjes në kuadër të 7 vjetorit të anëtarësimit në Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO), sheshi “ Nënë Tereza” u shndërrua për disa minuta në një Muze armatimi.Aktiviteti ishte i hapur edhe për qytetarët, të cilët panë nga afër mjetet dhe pajisjet më të reja të Forcave të Armatosura,Në paradë u ekspozuan disa nga asetet e Forcave të Armatosura, të Forcës Tokësore armatimi i ri, të Forcës Detare gomone dhe polumbarë dhe mjete të tjera të detarisë.Nga Forca Ajrore, u prezantuan 3 helikopterë, 2 Cougar dhe 1 i shëndetësisë. Nga Policia Ushtarake u paraqitën mjetet e blinduara, si dhe do ë ketë një ekspoze të mjeteve dhe pajisjeve të tjera në FA.Në aktivitetin e organizuar në sheshin ‘Nënë Tereza’, ishin të pranishëm ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj si dhe Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu.
