Brahimaj: Emri i Zotit po merret peng nga barbarë që s’kanë asnjë lidhje me islamin
Emri i Zotit po merret peng nga barbarët. Me këto fjalë iu drejtua besimtarëve kryegjyshi botëror i bektashinjve, Haxhi Baba Edmond Brahimaj gjatë ceremoinisë për 25 vjetorin e rihapjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve.Duke iu referuar akteve terroriste që tronditën Brukselin dhe gjithë botën kreu i bektashinjve përsëriti thirrjen që ndjekësit e islamit të qëndrojnë larg çdo lloj barbarizmi.Brahimaj: Në ditët e sotme emri i bekuar i Zotit të Lartë kërkohet të merret peng prej disa barbarëve, të cilët nuk i lidh asnjë me fenë islame. Krimet e tyre të pashembullta në histori jo vetëm që nuk kanë asgjë të përbashkët me natyrën e mëshiruesit të islamit, por në të vërtetët ato duan të njollosin vlerat tona universale. Sepse në çdo rresht të Kuranit famë lartë, në çdo rresht të profetit Muhamed ka ndritur kurdoherë ideja për ruajtjen dhe zbukurimin e jetës njerëzore. Larg barabarizmave të çdo lloji. Selia e Shenjtë e Kryegjyshatës Botërore Bekltashjane e ka rradhitur veten prej kohësh në rreshtat e koalicionit perëndimor kundër çdo lloj terrorizmi apo ekstremizmi fetar. Kemi besim se po të jemi të bashkuar do ta ruajmë islamin të dëlirë ashtu si na e la profeti ynë.Në ceremoninë fetare morën pjesë krerët e komuniteteve fetare të disa vendeve të Ballkanit, përfaqësues të politikës dhe trupit diplomatik. Ndërkaq Haxhi Baba Edmond Brahimaj premtoi se do vazhdojë me ndërtimin e teqeve të reja për besimtarët bektashinj./Oranews.tv/